
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të rregullt ambsadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeff Hovenier me të cilin kanë diskutuar zhvillimet në rajon dhe dialogun Kosovë-Serbi, raporton Gazeta10.
Në njoftimin e presidencës është thënë se Osmani me ambasadorin amerikan kanë diskutuar edhe për dinamizimin e procesit të dialogut.
Më tej, Osmani ka theksuar se nën cilat parime mund të ketë një marrëveshje mes dy shteteve.
Këtu keni komunikatën e plotë:
“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.
Me ambasadorin Hovenier, Presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend e rajon.
Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është në koordinim të plotë me SHBA-të, në raport me adresimin e çështjeve prioritare.
Në takim u diskutua edhe për dialogun me Serbinë dhe përpjekjet e shteteve aleate për dinamizim të tij. Presidentja Osmani nënvizoi se dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe pa prekur rendin kushtetues, integritetin territorial, sovranitetin dhe funksionalitetin e vendit”, thuhet në komunikatën e Presidencës së Kosovës. / Gazeta10