
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj më të thella lidhur me tragjedinë në Turqi, raporton Gazeta10.
Osmani ka thënë se Kosova qëndron pranë Turqisë në këtë kohë të vështirë.
Këtu keni postimin e plotë:
“Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e viktimave të shpërthimit tragjik në minierën në Bartin. Mendimet tona janë me më të dashurit e tyre, të plagosurit dhe popullin e Turqisë në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
41 persona vdiqën pas një shpërthimi në një minierë qymyri në veri të Turqisë. / Gazeta10