Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘Shkolla të reja, barna falas për pensionistët, Zona e re Ekonomike’ / Aliu i VV-së për projektet e reja

Gazeta10
17 September 2025 - 21:02

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka prezantuar projektet kryesore të programit të tij qeverisës, duke vënë theksin tek arsimi dhe shëndetësia si dy fusha që do të marrin prioritet gjatë mandatit të tij.

Në fushën e shëndetësisë, kandidati i VV-së paralajmëroi përfundimin e entit social dhe të qendrës kryesore të mjekësisë familjare, si dhe ndërtimin e një qendre ditore për të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta.

“Arsimi do të jetë pika jonë prioritete, kompletimi i infrastrukturës arsimore në komunën e Shtimes dhe mbyllja e atyre që kanë filluar, ndërtimi i shkollës në Voinovc, meny të shëndetshme për fëmijët nëpër çerdhe, mësim gjithëditor, pilot projekt duke filluar çdo vit me nga një shkollë. Në shëndetësi përfundimi i entit social, qendrës kryesore të mjekësisë familjare, ndërtimi i qëndrimit ditor për të moshuar dhe ata me nevoja të veçanta, baby box për çdo fëmijë të lindur në komunën e Shtimes, barna falas për pensionistet”, ka thënë Aliu në “Politiko lokale” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.