Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘Prioriteti im do të jetë zero tolerancë për korrupsionin’, Ramusa i PDK-së për Shtimen

Gazeta10
17 September 2025 - 20:55

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Shtimes, Përparim Ramusa, në “Politiko lokale”, ka prezantuar programin e tij qeverisës, duke e vënë theksin tek transparenca, lufta kundër korrupsionit dhe përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje.

“Administratë transparente, zero tolerancë për korrupsion do të jetë prioriteti im dhe përfshirje direkte e qytetarëve në vendimmarrje”, ka thënë Ramusa.

Ai bëri të ditur se programi i tij përmban pesë fusha strategjike, me gjithsej 75 projekte dhe aktivitete, të planifikuara për katër vitet e ardhshme, me një buxhet prej 39 milionë eurosh.

“Në këtë program janë pesë fusha strategjike me gjithsej 75 projektet dhe aktivitete të planifikuara, në vlerë prej 39 milionë euro dhe investime për katër vitet e ardhshme. Fusha e parë zhvillimi ekonomik dhe ambienti duke përfshirë infrastrukturën, hartimin e dokumentacioneve strategjike, funksionalizimi i zonës ekonomike në Gllavicë 37 hektarë, ujë të pijshëm cilësor, rrjet kanalizimi funksional dhe menaxhim të mbeturinave subvencione për fermerë dhe përkrahje për bizneset lokale, arsim gjithëpërfshirës, bursa për nxënë të dalluar etj”, ka thënë Ramusa. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.