Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Mbi 1 milion metër katrorë leje ndërtimi në Ferizaj” – Visar Azemi: Duhet të ndalen të gjitha ndërtimet – Ndërtime në kundërshtim me ligjet në fuqi

Gazeta10
28 September 2025 - 22:58

Kandidati i LDK-së, Visar Azemi paraqiti disa fakte rreth “betonizimit” të qytetit të Ferizajit, ku edhe tregoi se ka edhe disa shpërputhje me ligjet në fuqi.

Azemi tha se për 4 vite, kryetari Aliu kishte lëshuar mbi 1 milion metër katrorë leje ndërtimore në Ferizaj.

Ai tha se gjitha këto leje janë në shpërputhje me ligjet në fuqi sepse kryetari aktual nuk e ka as hartën zonale të qytetit dhe nuk e kanë aprovuar për 8 vite radhazi.

Të gjitha lejet që janë lëshuar nga komuna, janë në kundërshtim me ligjin, tha Azemi.

Ai gjithashtu tha se me plan rregullues urban, koeficienti duhet të jetë rreth 2.5, ndërsa në Ferizaj me ligj të ndërtimit janë lëshuar leje me koeficient 5, 6 dhe 7.

Ferizaji duhet t’i nënshtorohet një plani të rigjenerimit urban patjetër, një vizion tjetër nga ai i juaji kryetar, sepse sot në Ferizaj nuk mundesh me marrë frymë prej betonit e ndërtesave, shtoi tutje Azemi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.