
Komentatori politik, Halil Matoshi, ka reaguar pas dështimit për krijimin e qeverisë së re, duke vlerësuar se partitë opozitare nuk kanë pasur aftësinë politike për t’u ballafaquar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Lidhur me zhvillimet e fundit në skenën politike, Matoshi tha se përplasjet me “të fortin” në politikë shpesh përfundojnë në pajtim, për shkak të mungesës së alternativës dhe frikës së humbjes së ndikimit.
“Me u shty me të fortin, qon në pajtim se s’ki çka bën. Këta janë të paaftë me u ballafaqu me Albin Kurtin dhe e çojnë vendin në zgjedhje. Kanë lëshuar penjë vazhdimisht nga frika se dikush po i shpall tradhtar e dikush po mbetet patriot,” ka deklaruar Matoshi në Politiko.