
Analisti politik, Fidan Rama në “Politiko” komentoi Koalicionet joparimore për zgjedhjet me balotazh, të cilat do të realizohen në javën e dytë të muajit nëntor.
Rama komentoi komunën e Prishtinës ku tha se po punohet për një koalicion të mundshëm mes PDK-së dhe LDK-së. Ai tha se elektorati i PDK-së është i shpërndarë dhe i përzier.
Ai tha është i ndamë sepse është një pjesë që e ka besuar strukturën e Uran Ismailit, por nuk e ka besuar strukturën e partisë, dhe pjesa tjetër është që një pjesë e strukturës së Vetëvendosjes nuk kanë besuar në figurën e Hajrulla Çekut dhe e kanë votuar Uran Ismailin.
Duke e bërë këtë krahasim, Rama tha se votuesit e Vetëvendosjes në këtë rast nuk e votojnë Përparim Ramën, pavarësisht kolaicionit me Uran Ismailin, por do ta votojnë Hajrulla Çekun.
“Gara mes Përparim Ramës dhe Hajrulla Çekut ka me qenë shumë e ngushtë, por në fund fiton Hajrulla Çeku në Prishtinë”, shtoi tutje Rama.
Për më shumë edtaje, ndiqeni deklaratën e plotë të Ramës: