
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në intervistë për emisionin Politiko në Kanal10, ka deklaruar se subjekti që ai përfaqëson nuk ka asnjë koalicion formal në këtë komunë.
“Ne e kërkojmë ndihmën e qytetarëve me të drejtë vote, nuk ka koalicion formal në komunën e Rahovecit. Meqë është kështu, ne mendojmë se është e rëndësishme të kërkohet vota dhe besimi i secilit qytetar,” tha Latifi.
Latifi theksoi se AAK do të garojë e vetme në Rahovec dhe se fushata e tyre do të fokusohet në projektet komunale dhe besimin e qytetarëve.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur partitë politike po përgatiten për balotazhin lokal, ndërsa në disa komuna janë raportuar marrëveshje të mundshme për koalicione para-zgjedhore.