
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar heqjen e TVSH-së për disa produkte ushqimore, raporton Gaeta10.
Ai ka thënë se këto nuk janë produkte luksi por thelbësore për secilën familje.
Më tej, ai ka thënë se heqja e TVSH-së për këto produkte nuk e dëmton buxhetin e shtetit.
I pari i LDK-së ka thënë se kjo kërkesë e tyre është që nga marsi i këtij viti.
Këtu keni statusin e plotë:
“Çmimi i miellit, vajit, bukës, qumështit, vezëve, domateve, patateve, orizit, fasuleve, sheqerit, naftës, benzinës e energjisë elektrike, është rritur për plot 50% në njëzet muajt e fundit.
Çfarë është blerë me 100 euro në fillim të vitit të shkuar, duhet të blihet me 150 euro sot. Këto nuk janë produkte luksi, e as të zëvendësueshme s’janë. Janë pjesë thelbësore e shpenzimeve mujore për çdo familje në vend.
Heqja e TVSH-së vetëm për këto produkte elementare, s’dëmton buxhetin e vendit. Heqja e TVSH-së lehtëson dukshëm përballueshmërinë e kosovarëve në këtë krizë të paprecedentë.
Ky është propozimi ynë nga marsi i këtij viti”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10