
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur për datën e zgjedhjeve, u shpreh se 28 dhjetori është data që i përshtatet më së shumti, veçanërisht për shkak të mërgatës.
“Ata njerëz vijnë në shtëpinë e tyre. Ju dëshiroj pushim të këndshëm, janë në vendin e tyre, në Kosovën e lirë. A e dini se mua më së shumti më konvenon 28 dhjetori? Komuna e Malishevës është komuna me më së shumti diasporë për kokë banori,” deklaroi Limaj.