Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Bedri Hamza: PDK do ta udhëheqë Kosovën në mandatin katërvjeçar me mua kryeministër

Gazeta10
18 December 2025 - 20:50

Kryetari dhe kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza i ftuar sonte në “Politiko” komentoi fillimin e fushatës zgjedhore dhe tregoi planprogramin e tij për 4 vjeçarin e ardhshëm. 

Hamza tha se Kosova pothuajse qe 1 vit është në zgjedhje dhe se janë të përgatitur mirë për zgjedhjet e jashtëzakonshme, ato të 28 dhjetorit. Ai tha se ka një ekip i cili është i përgatitur dhe që janë entuziastë dhe kanë besim për një rezultat të mirë në zgjedhje

“Jemi të përgatiturpër këto zjgedhje, me një program të mirë i cili i adreson nevojat e Kosovës, me një ekip të mirë, me një listë të mirë dhe kualitative dhe me një entuziazëm e besim në rezultat të mirë në këto zgjedhje”, tha Hamza në Politiko.

Hamza gjithashtu tha se pritshmëritë e Partisë Demokratike të Kosovës janë që ta udhëheqin qeverinë e ardhshme në mandatin 4 vjeçar.

“Pritshmëritë reale të Partisë Demokratike të Kosovës janë që, Partia Demokratike të Kosovës t’a udhëheqë qeverinë e ardhshme në mandatin 4 vjeçar pas këtyre zgjedhjeve, që kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në këtë rast jam unë”, tha Hamza në Politiko./Gazeta 10

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.