Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Beqë Cufaj: Vetëvendosja ka humbur nga 50 në 42%, po fokusohet në ruajtjen e votës

Gazeta10
24 December 2025 - 21:28

Komentatori politik, Beqë Cufaj ka deklaruar në emisionin Politiko se Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rënie në përkrahjen elektorale, duke kaluar nga rreth 50%  në 42%  të votave, çka sipas tij është një fakt i matshëm politik.

Sipas Cufajt, kjo rënie ka bërë që Vetëvendosja të jetë e përqëndruar kryesisht në ruajtjen e elektoratit ekzistues, më shumë sesa në zgjerimin e tij. Ai ka kujtuar se Vetëvendosja ka pasur fitore bindëse në zgjedhjet e 9 shkurtit, por ka theksuar se mesazhi i qytetarëve në atë proces zgjedhor ka qenë i qartë.

“Në zgjedhjet e 9 shkurtit qytetari, sovrani i ka thënë po, duhet të qeverisni dhe mund të qeverisni, por jo vetëm. Ky ishte verdikti i qytetarit të Kosovës,” ka thënë Cufaj.

Sipas tij, ky verdikt tregon se përkundër fitores, qytetarët kanë kërkuar bashkëqeverisje dhe balancë politike, duke mos i dhënë asnjë subjekti mandat të plotë për të qeverisur i vetëm.

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.