Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vizat, Osmani: Shumica e ambasadorëve më kanë premtuar se s’do të ketë kritere shtesë

Gazeta10
21 October 2022 - 14:37

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se shumica e ambasadorve në Kosovë i kanë premtuar se nuk do të ketë kritere shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën, raporton Gazeta10.

Osmani ka thënë se janë dy tri shtete që kanë shqetësime por janë duke u marrë intenzivisht me ta.

Osmani ka thënë se po shpreson që në takimet e rradhës që kanë të bëjnë me vizat të mos ketë pengesë.

“Mirëkuptim kemi nga shumica dërmuese, ka 2-3 shtete që i kanë disa shqetësime që po merremi intensivisht jo vetëm ne por edhe diplomatët tanë që po merren me këtë temë me shpresën e plotë që në takimet e radhës që do të mbahen në nivel të grupeve punuese për vizat të sigurohemi që të mos ketë ndonjë bllokadë”, ka thënë Osmani. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.