
Ambasadori dhe miku i njohur i Kosovës, William Walker i ftuar sonte si musafir special ne Politiko, ka ndarë edhe një rrëfim tjetër emocional, shkruan Gazeta 10.
Walker tregoi se teksa ndodhej në veturë dhe qytetarë të shumtë po i afroheshin për të bërë fotografi dhe “selfie” me të, një i ri iu afrua dhe i kërkoi të fotografoheshin së bashku. Ata realizuan fotografinë, por ajo që pasoi e la ambasadorin thellësisht të prekur.
Sipas Walkerit, gjatë bisedës ai vuri re se i riu kishte një tatuazh në krah, ku ishte i gdhendur mbiemri i tij – Walker.
“Ishte një tatuazh, paramendoni. Jam gjithmonë në mendjen e tij”, u shpreh ai, duke shtuar se ky moment e la pa fjalë.
Ambasadori tha se ky ishte rrëfimi i tij i dytë i asaj nate, një dëshmi e fortë e lidhjes emocionale dhe mirënjohjes që shumë qytetarë të Kosovës vazhdojnë të ndjejnë ndaj tij për rolin dhe angazhimin e tij në momente kyçe të historisë së vendit./Gazeta10
Deklarata e plotë: