
Analisti politik Bleron Baraliu, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka komentuar deklaratat e kreut të LDK-së lidhur me rinumërimin e votave, sipas të cilave pretendohet se i janë vjedhur vota Paris Gurit dhe Janina Ymerit.
Duke folur në emisionin Politiko, Baraliu tha se çështja është shumë më e thellë dhe kërkon reflektim serioz nga partitë politike, duke i cilësuar deklaratat e kryetarit të LDK-së si të papërgjegjshme.
“Së pari, kjo çështje është më e thellë dhe është e rëndësishme që partitë politike të reflektojnë. Deklarata e Lumirit është skandaloze. Nuk ka vjedhur askush vota prej Parisit apo Janinës”, u shpreh Baraliu.