
Komentatori politik Krenar Shala ka vlerësuar se zgjedhjet e fundit në Kosovë janë ndër më të mirat dhe më demokratiket që nga përfundimi i luftës, duke theksuar se për herë të parë është zbuluar hapur fenomeni i vjedhjes së votave.
Sipas Shalës, më herët ka pasur gjithmonë dyshime dhe diskutime për manipulime brenda kandidatëve, por ato kanë mbetur të fshehura. Ai kujtoi një bisedë gjatë një fushate zgjedhore me Blerim Gashin, i cili kishte thënë se rreth 10% e votave pritej të vidhen, një përgjigje që sipas tij, tregonte se kjo praktikë ishte bërë tashmë një “sekret publik”.
“Lajmi i mirë është se këto raste më në fund dolën në shesh”, ka thënë Shala, duke shtuar se kjo e bën procesin zgjedhor më transparent.
Ai shprehu bindjen se institucionet e vendit do ta adresojnë seriozisht këtë problem dhe se gjasat janë të mëdha që në zgjedhjet e ardhshme vjedhja e votave brenda kandidatëve ose të reduktohet ndjeshëm, ose të zhduket plotësisht./Gazeta 10
Deklarata e plotë: