Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kosovë Gjoci: LDK mbetet interesante, por fuqia e saj politike ka rënë dukshëm

Gazeta10
29 January 2026 - 21:23

Gazetari Kosovë Gjoci ka komentuar për situatën aktuale në Lidhjen Demokratike të Kosovës,  duke vlerësuar historikun e partisë në skenën politike dhe pritshmëritë për Kuvendin që do të mbahet të shtunën, shkruan Gazeta 10.

Sipas Gjocit, LDK ka ditur gjithmonë të tërheqë vëmendjen e mediave, duke qenë një parti e hapur në kuvende dhe takime, ku zhvillohen debate dhe gara të brendshme. Ai theksoi se kjo e ka bërë partinë të jetë interesante për opinionin publik dhe e ka dalluar nga subjektet e tjera politike.

“Pajtohem që LDK ka treguar gjithmonë një formë të demokracisë së brendshme, ku ka pasur debat dhe garë, por nuk pajtohem me atë që thuhet se LDK ka fuqinë që ka pasur dikur; rëndësi ka, por fuqia nuk i ka mbetur. Ky është problemi më i madh i LDK-së sot,” tha Gjoci në Politiko.

Ai shtoi se pas zhvillimeve të zgjedhjeve të fundit, është vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë në Kuvendin e së shtunës, duke e bërë situatën më komplekse për drejtimin e partisë./Gazeta10

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.