Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Halil Matoshi: LDK mbetet aset kombëtar, por sot ka sfida të mëdha politike e dy probleme esenciale

Gazeta10
29 January 2026 - 22:02

Komentatori politik Halil Matoshi ka folur për situatën aktuale në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke vlerësuar rëndësinë historike të partisë dhe sfidat e saj në skenën politike, shkruan Gazeta 10. 

Sipas Matoshit, nga fushata parazgjedhore për zgjedhjet e dhjetorit deri sot, ka një interesim të jashtëzakonshëm publik për zhvillimet brenda LDK-së dhe për drejtimin e saj të ardhshëm. Ai theksoi se LDK është parë gjithmonë si një aset kombëtar dhe një “pol i domosdoshëm për demokracinë në Kosovë”, duke qenë e vetmja parti që ka zhvilluar debat të brendshëm dhe ka ndryshuar katër herë lidershipin deri tani.

“Shoqëria kosovare ka nevojë për një LDK si balancuese në shoqëri dhe shtet. Ajo mban krahun liberal-demokratik në raport me nacionalizmin integrist, që konkuron për vota dhe për influencë,” tha Matoshi në Politiko.

Megjithatë, ai vuri në dukje se aktualisht LDK përballet me probleme thelbësore: nuk ka një kauzë të qartë me të cilën të garojë dhe nuk ka ofruar opozitë të fortë ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, veçanërisht në politikat e brendshme dhe ato të jashtme.

“Kryesisht ka heshtur ose është pajtuar me operacionet dhe zhvillimet rreth veriut,” shtoi ai.

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.