
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka pasur afat të mjaftueshëm për konvertimin e targave serbe, raporton Gazeta10.
Osmani ka thënë se kjo temë para se gjithash është një çështje e sundimit të ligjit dhe se mbi 90% të serbëve që jetojnë në Kosovë i kanë konvertuar targat.
“Çështja e targave mbi të gjitha është çështje e sundimit të ligjit, sepse mbi 90% e serbëve që jetojnë në Kosovë tashmë i kanë konvertuar targat e së kaluarës në targa të ligjshme”, thënë Osmani.
Osmani ka thënë se me këtë rast ata kanë kontribuar në mënyrë të dyfishtë.
“Pra, e kanë respektuar ligjin dhe njëkohësisht kanë kontribuar në sundim të ligjit dhe në trajtim të të gjithëve në mënyrë të barabartë para ligjit”, ka thënë Osmani,
Më tej, Osmani ka thënë se ata që nuk e kanë bërë këtë gjë janë vetëm një pakicë dhe se afat ka pasur mjaftueshëm.
“Sa i përket një pakice të vogël që nuk i kanë konvertuar ende targat dhe i përdorin targat e kohës së Millosheviqit, kërkesa jonë është që të respektohet ligji. Ka pasur afat të mjatueshëm që ky konvertim të bëhet për këtë numër të vogël të qytetarëve që nuk e kanë bërë, në përputhje të plotë me atë që e kërkon legjislacioni vendor, por edhe praktikat ndërkombëtare”, ka shtuar më tej Osmani. / Gazeta10