Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Pal Shtufi: Presidenti i ardhshëm do të jetë ai që vendos Albin Kurti

Gazeta10
04 February 2026 - 20:51

Publicisti Pal Shtufi, i ftuar në emisionin “Politiko” deklaroi  se vendimi për presidentin e ardhshëm të Kosovës do të varet kryesisht nga kryeministri Albin Kurti, duke theksuar se ai është faktori kyç në këtë proces politik, shkruan Gazeta 10.

Shtufi u shpreh se, sipas tij, “kushdo që do të jetë president i radhës, do të jetë ai që thotë Albini se ka me qenë”, duke nënvizuar ndikimin vendimtar të Kurtit në skenën politike aktuale.  Ai gjithashtu theksoi se zgjidhja më e mirë për vendin do të ishte shmangia e zgjedhjeve të reja, pasi sipas tij, askujt nuk i konvenon një proces i tillë dhe kostoja për Kosovën do të ishte shumë e lartë.

“Unë mendoj se zgjidhja më e mirë është të mos shkohet në zgjedhje të tjera. Nuk di kujt i bie më mirë me shku në zgjedhje dhe, për më tepër, Kosovës këto përplasje i kushtojnë tepër shtrenjtë,” tha Shtufi në Politiko./Gazeta10

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.