
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka përgëzuar kryeministrin Albin Kurti dhe partinë e tij për respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.
“Rezultati është se tani kemi një nënkryetar nga partia që ka nëntë ulëse në Parlament. Kjo është në përputhje me Kushtetutën dhe tregon respekt për proceset demokratike,” tha Hargreaves në Politiko.
Ai shtoi se Lista Serbe është një parti legjitime në Kosovë dhe duhet të ketë të drejtën për të përfaqësuar komunitetin serb në mënyrë demokratike, pavarësisht shqetësimeve të mundshme për agjendën e saj politike.
“Për sa kohë që konsiderohen si parti legale dhe e kualifikuar për të marrë pjesë në zgjedhje, duhet të jenë në gjendje të marrin vendin e tyre të drejtë si pjesë e politikës së Kosovës,” theksoi ambasadori britanik.
Në fund, Hargreaves riktheu vëmendjen te dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke nënvizuar rëndësinë e komunikimit dhe bashkëpunimit për stabilitetin dhe zhvillimin demokratik të vendit./Gazeta 10
Deklarata e plotë: