Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Ish-prokurori i Hagës: Nëse këta burra dënohen, do të jetë një barrë e rëndë për shtetin e Kosovës

Gazeta10
19 February 2026 - 21:26

Ish-prokurori i Tribunalit të Hagës, Geoffrey Nice, ka komentuar në Politiko kërkesën për dënim prej 45 vitesh ndaj ish-krerëve në Hagë.

“Unë mendoj se më mirë është të mos them asgjë. Natyrisht, nëse këta burra, ndonjëri prej tyre, dënohet, atëherë do të kërkohej ekzaminim i hollësishëm i rolit të tyre”, u shpreh ai.

Nice theksoi se në rast të dënimit, kjo do të përbënte barrë për shtetin, sidomos në këtë fazë të zhvillimit.

“Nëse dënohen këta burra, do të jetë barrë për shtetin dhe në këtë fazë të zhvillimit për shtetin nuk është diçka që mund ta bartni lehtë mbi supe”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.