
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë një deklaratë emocionale duke folur për rëndësinë e prindërve dhe përkushtimin ndaj nënës së tij, shkruan Gazeta 10.
Haradinaj në Politiko tha se kush i ka prindërit gjallë është me fat dhe se të gjithë njerëzit i duan prindërit e tyre, por më të lumtur janë ata që kanë mundësi të kalojnë më shumë kohë me ta dhe t’u kushtojnë kujdes.
Ai kujtoi gjithashtu se familja e tij ka humbur babanë në vitin 2018, ndërsa nëna e tij mbetet shumë e shenjtë për të gjithë familjen.
“Ne babën nuk e kemi nga viti 2018, por nanën e kemi të shenjtë e gjithë familja. Të them të drejtën, unë bëj kujdes dhe falënderoj shumë të gjithë ata që kanë dëshirë ta shohin dhe ta përshëndesin,” tha Haradinaj në Politiko.
Megjithatë, ai bëri të ditur se për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij, familja është e detyruar të kufizojë vizitat.
“Për shkak të shëndetit nuk guxojmë ta lëmë shpesh derën hapur për vizitorë. Megjithatë, ka shumë njerëz që i dërgojnë të fala,” tha ai.
Deklarata e plotë: