Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të shtëna me armë në Kaçanik, plumbat godasin një shtëpi – Arrestohet 75 vjeçari

Gazeta10
19 May 2026 - 22:26

Një person është arrestuar në Kaçanik pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një shtëpie në fshatin Begracë.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 15:20, kur Policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë në këtë zonë.

“Pas daljes në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë konstatuar dëmtime në një dritare dhe në murin e jashtëm të shtëpisë së një banori, që dyshohet se janë shkaktuar nga plumbat. Gjatë ekzaminimit të terrenit, policia ka dëgjuar edhe një të shtënë tjetër në afërsi, çka ka çuar në identifikimin dhe ndalimin e të dyshuarit me inicialet A.G., 75 vjeç”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë së Ferizajt, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, një gëzhojë e përdorur dhe një fishek.

Ai është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik për intervistim, ndërsa me urdhër të prokurorit janë iniciuar rastet për veprat penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje e armës pa leje”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.