Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga dita e zgjedhjeve, një takim interesantë ka ndodhur jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, që është pjesë e PDK-së, është takuar me Martin Berishaj, ambasadorin e famshëm, mikun e kryeministrit, Albin Kurti, transmeton lajmi.net
Berishja akuzohet për korrupsion e shpërlarje parashë dhe ka qenë shumë i akuzuar nga ish-partitë opozitare.
Lladrovci në postimin e bërë tha se Berishajn e njeh nga ditët studentore dhe se ishte mik edhe i heroit të Kosovës, Fehmi Lladrovci.
Postimi i plotë:
Në Zagreb, gjatë vizitës zyrtare në Qarkun Lika-Senj, takova mikun e hershëm, Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Martinin e Malësisë, i cili kishte njohje nga ditët studentore me Fehën.
Martinin e mbaj mend nga rinia ime e hershme. Ai vinte në shtëpinë tonë në Gllanasellë bashkë me Fehën, kur studentët shqiptarë mbanin lidhje atdhetarie dhe bëheshin plane për shqiptarët në ish Jugosllavi në një dimension tjetër.
Faleminderit për mikpritjen, kujtesën dhe respektin, z. Ambasador, Martin Berishaj