
“Prishtina Weather”, ka njoftuar se sot në Kosovë do të ketë një mot me diell dhe vranësira kalimtare, raporton Gazeta10.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlerë të dobëta.
Sot në mëngjes do të ketë vranësira kalimtare ndërsa ditën më ngrohtë.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 4C deri në 8C, ndërsa ato maksimalet nga 19C deri në 23C.
“Prishtina Weather”, ka dhënë informacione edhe për erërat dhe shtypjen atmosferike.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Situatë stabile sinoptike edhe përgjatë javës së parë të nëntorit. Mbetet ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell.
30.10.2022 – Kushte të qëndrueshme të motit do të vazhdojnë të dominojnë edhe ditëve të para të nëntorit. Mbetet ngrohtë dhe kryesisht me kthjellime e diell, por se herë herë kalojnë edhe vransira kalimtare. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mund të paraqiten kushte edhe për mjegull apo mjegullinë.
Kushtet e qeta atmosferike me inverzione termike orëve të mëngjesit do të mbajnë të rritur vlerat e ndotësve ajror, sidomos grimcat e materies PM2.5 dhe PM10, që shtynë indeksin e cilësisë së ajrit të jetë më gjatë në vlera të dobëta, apo edhe në shumë të dobëta vende-vende.
31.10 – Vransira kalimtare në mëngjes. Ditën ngrohtë me kthjellime e diell.
1.11 – Ngrohtë, kryesisht me diell.
2.11 – Ngrohtë, kryesisht me diell. Më vonë në mbrëmje vransira kalimtare.
3.11 – Kryesisht me diell. Pasdite përreth viseve malore vransira lokale.
4.11 – Mjegull në mëngjes viseve të ulëta. Ditën vransira kalimtare dhe intervale me diell. Mbetet ngrohtë.
Temperaturat mbeten të larta për këtë periudhë kohore. Minimalet luhaten ndërmjet 4C deri 8C, e ato maksimale ndërmjet fillimisht kapin vlera edhe deri në 23C, me rënie graduale deri në 19C ditën e premte.
Do të dominojnë më shumë qetësitë, por se frynë erëra kryesisht nga jugu e jugperëndimi, të lehta 1-4m/s, e ditën e hënë verilindore 3-7m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë, e në fundjavë pritet të zbres përreth vlerave normale”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10