Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani uron presidentin e zgjedhur të Brazilit: Shpresojmë të punojmë për të thelluar bashkëpunimin 

Gazeta10
31 October 2022 - 13:15

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar presidentin e zgjedhur të Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, raporton Gazeta10.

Këtë ajo e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ku ka thënë që shpreson që të thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve.

“Urime Presidentit të zgjedhur dhe popullit brazilian për përfundimin e këtij procesi të rëndësishëm demokratik Shpresojmë të punojmë me ju për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve tona”, ka shkruar Osmani./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.