
Drejtori i Institutit për Paqe dhe Siguri, Burim Korqa, ka folur për hapat që priten pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.
I ftuar në emisionin “Politiko”, Korqa tha se pajtohet me deklaratat e analistit politik, Fidan Rama se kjo parti do të tentojë ta formojë vetë qeverinë pas konstituimit të Kuvendit, ndërsa më pas do të nisë bisedimet me subjektet e tjera politike.
“Pajtohem me deklaratën e z. Rama se Vetëvendosje do ta krijojë vetë qeverinë pas Kuvendit dhe pastaj do të fillojnë negociatat me të gjitha partitë. Besoj se do t’i thërrasë të gjitha me radhë, sikur herën e kaluar”, tha Korqa.
Ai shtoi se në të ardhmen mund të ketë mundësi për zgjedhjen e një figure politike që do të mund të bashkonte palët dhe të siguronte mbështetje më të gjerë për postin e presidentit.
“Në të ardhmen mendoj se do të ketë mundësi të zgjidhet dikush, një figurë e cila mund t’i përbashkojë të gjithë dhe t’i marrë votat për president”, deklaroi Korqa në “Politiko”.