
Drejtori i Institutit për Paqe dhe Siguri, Burim Korqa, ka komentuar mundësinë e zhvillimeve të reja politike pas certifikimit të rezultateve zgjedhore që pritet të bëhet të mërkurën.
I ftuar në emisionin “Politiko”, Korqa tha se nuk pret që vendi të shkojë sërish në zgjedhje, duke theksuar se dy çështje do të jenë vendimtare në procesin e formimit të qeverisë.
“Nuk shkojmë në zgjedhje, sepse janë dy çështje të rëndësishme. E para: a do t’i ftojë partitë e tjera para se ta bëjë qeverinë apo do t’i ftojë para formimit të qeverisë? Janë dy skenarë. Nëse i thërret para se ta bëjë qeverinë, atëherë mund të ketë ndonjë koalicion; nëse jo, flasim për një moment tjetër”, tha ai në “Politiko”.