Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Buzhala: Zgjedhja e presidentit/es varet kryekëput nga opozita

Gazeta10
08 July 2026 - 21:09

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Viktor Buzhala, i cili ishte edhe kandidat për deputet,  deklaroi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga angazhimi i tij politik.

Duke folur në emisionin “Politiko”, Buzhala tha se tani vendi duhet të kalojë në fazën e konstituimit të institucioneve, duke nisur me Kuvendin e Kosovës e më pas me formimin e Qeverisë.

“Nuk e kam ndërmend të tërhiqem. Tash do të bëhet konstituimi i institucioneve, fillimisht i Kuvendit, pastaj i Qeverisë. Besoj edhe i presidentit/es, por kjo varet kryekëput nga opozita, pasi 80 numra nuk janë. Mirëpo, Vetëvendosje i ka 53 deputetë dhe, së bashku me komunitetet joshumicë, mund të konstituohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria. Për hapat e tjerë varet më shumë nga vullneti i opozitës”, tha Buzhala.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.