
Analisti politik Basri Muja, në emisionin “Adresa” në Kanal10, ka folur për rolin e prokurorëve dhe nevojën që ata të ruajnë paanshmërinë në ushtrimin e detyrës.
Muja ka deklaruar se prokurorët duhet të jenë apolitikë dhe të shmangin çdo përfshirje në zhvillime apo debate politike, me qëllim që të ruhet besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë.
“Prokurorët duhet me qenë apolitikë, duhet me e ruajt pavarësinë dhe privatësinë e tyre”, ka thënë Muja.
Sipas tij, një prokuror duhet të fokusohet në zbatimin e ligjit dhe në përgjegjësitë profesionale, duke ruajtur distancën nga ndikimet apo përplasjet politike.
Për ta parë debatin e plotë dhe qëndrimet e të gjithë pjesëmarrësve, ndiqeni videon e plotë të emisionit “Adresa” në Kanal10./Gazeta10