Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrëzohet një helikopter gjatë një stërvitje kundër zjarreve në Argjentinë, humbin jetën shtatë persona

Gazeta10
30 July 2026 - 8:22

Një aksident tragjik ajror ka ndodhur në Argjentinë, ku një helikopter i angazhuar në një stërvitje për luftimin e zjarreve pyjore është rrëzuar në Parkun Provincial Ischigualasto, në provincën San Juan. Sipas autoriteteve vendase, të shtatë personat që ndodheshin në bord kanë humbur jetën.

Helikopteri u rrëzua në një zonë të vështirë për t’u arritur, ndërsa vendndodhja e tij u identifikua vetëm pasi u aktivizua sinjali i emergjencës.

Ministria argjentinase e Sigurisë bëri të ditur se ekipet e shpëtimit u dërguan menjëherë në vendngjarje për të zhvilluar operacionet e kërkimit. Kontakti i fundit me helikopterin u regjistrua në orën 10:26 sipas kohës lokale, përmes sinjalit të emergjencës.

Më pas, një helikopter i dytë mbërriti në zonë dhe identifikoi mbetjet e mjetit të rrëzuar, duke konfirmuar tragjedinë.

Autoritetet sqaruan se helikopteri ishte pjesë e një stërvitjeje për përballimin e zjarreve në pyje. Në bord ndodheshin shefi i zjarrfikësve të provincës San Juan dhe zëvendësi i tij, drejtori i Mbrojtjes Civile të provincës, zëvendësshefi i Policisë së San Juanit, dy zjarrfikës dhe piloti.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat që çuan në rrëzimin e helikopterit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.