
Analisti politik Arton Demhasaj ka komentuar takimin ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke pretenduar se çështja kryesore e diskutimeve lidhet me zgjedhjen e presidentit.
Duke folur në emisionin Adresa, Demhasaj tha se, sipas vlerësimit të tij, Kurti po synon zgjedhjen e një presidenti që do të jetë plotësisht në përputhje me qëndrimet e tij.
“Ai lyp president kukull. E ka thënë me gojën e vet, një president që merret me zjarrfikësat. S’jam ka e paragjykoj unë”, deklaroi Demhasaj.