
Brikenda Karrica ka zbuluar një detaj interesant gjatë emisionit “Prime”, pas lojës me “Like”, ku u përball me pyetje rreth veprimeve të saj në rrjetet sociale.
Pas pyetjes nëse kishte publikuar ndonjëherë një storie vetëm për ta parë një person i caktuar, Brikenda u përgjigj shkurt: “E kam bërë”.
Ajo më pas tregoi se një prej storieve të saj ishte publikuar pikërisht me qëllimin që ta shihte vetëm një person.
“E kam bërë një storie për me pa veç një person”, tha Brikenda, duke shkaktuar kureshtje në studio.
Deklarata e saj erdhi në kuadër të lojës me “Like”, ku Brikenda u përgjigj pa shumë hezitim, duke ndarë edhe detaje që nuk i kishte treguar më parë./Gazeta10