Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Testi për patentë shofer në Mitrovicë, refuzohet paraburgimi për tre të dyshuar

Gazeta10
02 September 2026 - 17:31

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të pandehurve, të dyshuar për keqpërdorim gjatë testit me shkrim për patentë shofer.

Sipas përgjigjes së Gjykatës për KosovaPress, ndaj A.G., H.K. dhe E.G. është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.

Gjykata Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.G., H.K. dhe E.G.”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.

 

Sipas aktvendimit, masa e ndalimit është caktuar për një muaj, duke filluar nga 31 gushti 2026.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.