
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për rezultatet e LDK-së në zgjedhjet lokale, duke kundërshtuar vlerësimet se partia nuk ka pasur rezultate të mira në komuna.
Abdixhiku tha se LDK-ja ka arritur të fitojë disa komuna dhe se e ka rikthyer edhe Prishtinën.
“Komunat i kemi fituar, po tash i dëgjoj edhe kolegët e mi: ‘S’kemi pasur rezultate të mira në komuna’. I kemi fituar njëherë shtatë, njëherë tetë komuna, e kemi kthyer Prishtinën”, tha Abdixhiku.
Ai u shpreh se kritikat për humbje në komuna përdoren për ta paraqitur rezultatin e LDK-së më keq sesa është.
“Thonë: ‘E ke humbur Obiliqin’. Kur dojnë me portretizu humbjen, s’ke çka me ba”, u shpreh Abdixhiku.