
Gazetarja Sara Shehu, në lidhje direkte nga “Marshi për Liri”, ka sjellë detaje nga atmosfera në mesin e qytetarëve pjesëmarrës.
Gjatë raportimit, Shehu ka marrë në prononcim një qytetar, i cili tha se pjesëmarrësit presin që ish-krerët e UÇK-së të kthehen në Kosovë me kokën lart.
“Presim të kthehen faqebardhë. Të dënohen ata që e kanë merituar dhe bashkëpunëtorët e Serbisë. Shpresoj që drejtësia do të flasë”, u shpreh qytetari.