Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Albin Kurti shihet në Aeroportin e Vjenës, pritet të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-së

Gazeta10
18 September 2026 - 16:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka.

Detaje të tjera lidhur me arsyen e shkuarjes dhe agjendën, pritet të bëhen të ditura nga institucionet.

Vizita e Kurtit në SHBA zhvillohet në një periudhë me zhvillime të rëndësishme politike dhe institucionale në Kosovë, përfshirë vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, si dhe zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
18 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.