Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet Fadil Pushkolli në Bllacë–Elez Han, thotë se urdhri është lëshuar nga Serbia

Gazeta10
22 September 2026 - 21:47

Fadil Pushkolli ka njoftuar se është arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pushkolli ka bërë të ditur se arrestimi, sipas informacionit që i është komunikuar, është bërë në bazë të një urdhri të lëshuar nga autoritetet serbe.

Sipas Pushkollit, rasti lidhet me faktin se ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Dëshiroj t’ju njoftoj se jam arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut, bazuar në një urdhër të lëshuar nga autoritetet serbe”, ka shkruar ai.

Pushkolli ka kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës që të ndërmarrin menjëherë masat e nevojshme për trajtimin e rastit dhe mbrojtjen e të drejtave të tij.

Deri në publikimin e këtij njoftimi, nuk janë dhënë detaje të tjera zyrtare lidhur me arrestimin apo procedurat që po zhvillohen ndaj tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.