
Në përballje televizive me analistin politik Burim Korqa, deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, është pyetur nëse partia e tij është e gatshme që të kompletohet Kryesia e Kuvendit, duke dhënë edhe nënkryetarin, dhe më pas të procedohet me votim.
Korqa e pyeti Tahirin nëse PDK-ja është e gatshme të ndërmarrë këtë hap për t’i hapur rrugë funksionalizimit të Kuvendit.
Tahiri u përgjigj se, sipas tij, të gjitha veprimet e nevojshme janë të gatshme dhe se PDK-ja do ta mbështesë çdo veprim që çon përpara procesin.
“Ne jemi gati për çdo veprim, si rezultat i mbështetjes së përbashkët të ligjit dhe agjendës së përbashkët të katërshes, që janë duke u mbajtur padrejtësisht në Hagë”, deklaroi Tahiri.