
Gazetarja e Kanal10, Blerina Mustafa, ka raportuar drejtpërdrejt nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ku po vazhdon protesta “Jo në emrin tim”, kundër vendimit të 16 shtatorit në Hagë.
Mustafa ka bërë të ditur se protesta po vazhdon, ndërsa qytetarë të shumtë po mbajnë pankarta me mesazhe të ndryshme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Një prej mesazheve që është parë sonte në shesh është: “Duam president, jo zgjedhje – liri për heronjtë tanë.”
“Protesta është duke vazhduar dhe gjithashtu qytetarë të shumtë po mbajnë pankarta të ndryshme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Njëra prej tyre që sot është më ndryshe është ajo që ka shkruar: ‘Duam president, jo zgjedhje – liri për heronjtë tanë’”, ka raportuar Mustafa.
Atmosfera në shesh dhe pjesëmarrja e qytetarëve po përcillen përmes pamjeve të drejtpërdrejta të Kanal10.