
Kryeministri Albin Kurti ka mohuar se do të ketë zgjedhje të reja pos atyre në komunat me shumicë serbe në të cilat kryetarët dhanë dorëheqje.
“Zgjedhjet janë mbajtur edhe nacionalet, edhe lokalet vitin e kaluar. Sivjet janë mbajtur zgjedhjet edhe në Lëvizjen Vetëvendosje. Janë kry zgjedhjet. S’ka zgjedhje më”, ka thënë Kurti.
“Por më vjen keq që tash do të na duhet të mbahen zgjedhje në komunat ku po dorëhiqen kryetarët e komunitetit serb. Ata kanë mundur ta vazhdojnë mandatin e tyre, por këto dorëheqje qartazi po shpiejnë drejt zgjedhjeve në ato komuna”, shtoi ai. /Gazeta10