Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sërish protestë të enjten, kërkohet drejtësi për të gjitha gratë e vrara

Gazeta10
28 October 2026 - 22:16

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bëri të ditur se nesër (e enjte) në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” do të ketë ketë sërish protestë.

“Do të mblidhemi prapë për të kërkuar drejtësinë që Arlinda na e la amanet dhe drejtësi për të gjitha gratë e vrara.

Edhe nesër do të dalim rrugëve e do t´i bllokojmë institucionet sepse është momenti i fundit që ky shtet të jap llogari. Dilni nga puna, nga shtëpia e nga klasa e na u bashkoni sërish. Do të vazhdojmë të protestojmë deri kur kërkesat tona të plotësohen.

Kërkojmë organizim e solidarizim kombëtar. Për siguri e liri për gratë e gjalla, e drejtësi për gratë e vrara”, thuhet në njoftimin e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.