Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qelaj: Institucionet të zbardhin të vërtetën për vrasjen e Arlinda Zekajt

Gazeta10
28 October 2026 - 22:43

Vrasja e Arlinda Zekajt, e cila ka tronditur opinionin publik,  avokati i Popullit, Naim Qelaj, në studion e Adresës  kërkoi që institucionet të veprojnë me shpejtësi për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të identifikuar mangësitë e mundshme në mekanizmat e mbrojtjes.

Qelaj rikujtoi se në vitin 2019, Kuvendi i Republikës së Kosovës kishte miratuar me unanimitet ndryshimet kushtetuese që përfshinin edhe Konventën e Stambollit, e cila synon mbrojtjen e grave dhe familjeve nga dhuna.

“Mos të harrojmë se në vitin 2019, Kuvendi i Republikës së Kosovës me unanimitet ka votuar ndryshimet kushtetuese, duke përfshirë edhe Konventën e Stambollit, e cila synon mbrojtjen e familjes dhe grave nga dhuna. Nëse shteti dështon të marrë masa për mbrojtje, kjo konsiderohet cenim i të drejtave të njeriut”.

Sipas Qelajt, rastet e rënda dhe tragjike të kësaj natyre shkaktojnë tronditje shoqërore, ndërsa reagimi i publikut është i natyrshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për një ngjarje të tillë.

“Rastet kaq tragjike shkaktojnë tronditje shoqërore dhe reagimi është normal. Ajo që institucionet duhet të bëjnë është të dalin sa më shpejt me informacione, ta zbardhin të vërtetën dhe të konstatojnë qartë se cilat kanë qenë mangësitë dhe dështimet, si dhe në cilat hallka ka pasur probleme.”

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.