Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Importi i rrymës, Aleanca: Duhet hetim, gjatë qeverisjes së Kurtit u shpenzuan mbi 1 miliard euro

Gazeta10
03 November 2026 - 19:24

Aleanca ka hedhur kritika ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me shpenzimet për importin e energjisë elektrike.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, partia e udhëhequr nga Ardian Gjini, ka theksuar se gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, mbi 1 miliard euro të qytetarëve të Kosovës kanë shkuar për blerjen e energjisë nga jashtë vendi.

Në reagimin e saj, Aleanca e ka cilësuar këtë situatë si dëshmi të dështimit dhe keqmenaxhimit të sektorit të energjisë, duke kritikuar mungesën e investimeve në rritjen e kapaciteteve prodhuese vendore dhe rritjen e varësisë nga importi.

Sipas kësaj partie, kjo gjendje është reflektuar edhe në rritjen e çmimeve të energjisë elektrike, duke rënduar buxhetin e familjeve kosovare.

Partia ka kërkuar që të hetohet çdo dyshim për keqpërdorim të parasë publike në sektorin e energjisë, duke përmendur edhe nevojën për zbardhjen e asaj që e cilëson si “mafia energjetike”.

Aleanca ka bërë të ditur se pikërisht për këto çështje ka ftuar interpelancë në Kuvendin e Kosovës.

“Duhet të zbardhet kjo skemë e organizuar dhe të ndalet ky degradim!”, thuhet në reagimin e Aleancës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.