Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Nagavci: Humbjet nga greva janë të mëdha, kompensimi nuk do të jetë asnjëherë i plotë

Gazeta10
15 November 2022 - 13:49

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci sot gjatë raportimit në komisionin për arsim ka thënë se pjesëmarrja e nxënësve në kompensimin e orëve të humbura nga greva në arsim, është tejet e ulët, raporton Gazeta10.

Nagavci, ka thënë se kompensimi i orëve të humbura është diçka sfiduese por që nuk do të ketë asnjëherë kompensim të plotë.

“Çështja e kompensimit të orëve të humbura nga greva, është e vërtetë që është sfiduese. Ka pasur raste që është fëmijët që kanë shkuar në shkollë ju kanë thënë se nuk mbahet mësim. Kjo tregon njëfar vullneti që të mos organizohet mësimi. Humbjet kanë qenë të mëdha e kompensimi s’do të jetë asnjëherë i plotë”, ka deklaruar ajo.

Poashtu Nagavci, paralajmëroi se shumë shpejt do të miratohet Projektligji për arsimin e lartë në Qeveri dhe pastaj në Kuvend i cili do të rregulloj kriteret për themelimin e institucioneve për arsimin e lartë dhe emërimet akademike./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.