Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Reforma zgjedhore: Drafti i Komisionit gati të dërgohet në Kuvend

Gazeta10
29 November 2022 - 11:06

Drafti i Komisionit të Reformës Zgjedhore është gati të dërgohet në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta10.

Kryetari i Komisionit Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë, Abelard Tahiri, në punëtorinë e fundit të mbajtur sot, ka thënë se ka një lloj konsensusi brenda Komisionit Ad-Hoc, për trajtimi e temave më të rëndësishme.

 “Kemi një lloj konsensusi brenda këtij Komisioni Ad-Hoc për trajtimin e çështjeve të rëndësishme e të cilat do ta bëjnë edhe më efikas këtë proces”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se punët lidhur me këtë temë janë përmbyllur në një afat të caktuar.

“Ne e kemi përmbyll me një afat të caktuar dhe besoj që kjo do të jetë punëtoria e fundit para se të fillojmë me draftimin e Ligjit për zgjedhjet nacionale”, tha Tahiri.

Nënkryetari i këtij Komisioni, Adnan Rrustemi, ka thënë se Komisioni Ad-Hoc është themeluar nga Kuvendi i Kosovës si rrjedhojë e deklaratave të nënshtruara nga përfaqësuesit e partive politike.

“Komisioni Ad-Hoc i themeluar nga Kuvendi i Kosovës si rrjedhojë e deklaratave të nënshtruara nga përfaqësuesit e partive politike, ka një mandat dhe që buron nga kjo deklaratë dhe ka për qëllim përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor duke marrë shkas nga rekomandimet e Misionit të Vëzhguesve të BE-së pa u kufizuar në këto rekomandime, por që gjithsesi në funksion të procesit të organizimit të zgjedhjeve”. 

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka thënë se komisioni Ad-Hoc ka punuar me përkushtim duke e dërguar përpara këtë proces në mënyrë gjithëpërfshirëse, raporton EO.

“Kjo tregon përkushtimin e komisionit Ad-Hok për të shtyrë këtë proces përpara në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe te plotë”.

Ai ka thënë se Ligji për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë ka një bazë të mirë për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike.

“Besoj që Ligji për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë ofron një bazë të mirë për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike megjithatë diçka siç është diskutuar dhe siç është rekomanduar nga shumë palë ka nevojë por edhe një mundësi për të forcuar ketë kornizë ligjore dhe për të ofruar edhe më shume në standardet ndërkombëtare për zgjedhje”, ka thënë ai.

Punëtoria është mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.