Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zgjedhjet në veri, Osmani: Në dy-tri ditët në vijim do të qartësohet gjithçka

Gazeta10
08 December 2022 - 14:43

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në dy-tri ditët e ardhshme do të qartësohet gjithçka, lidhur me mbajtjen apo jo të zgjedhjeve në veri, raporton Gazeta10.

Osmani ka thënë se sot do të ketë një takim me disa përfaqësues të institucioneve të sigurisë për tu njoftuar për zhvillimet në veri.

“Kam kërkuar raport në bazë ditore sot kam takim me disa institucione të sigurisë të cilat përafërsisht çdo orë më njoftojnë rreth zhvillimeve në vëri tani janë duke më pritur në zyrë dhe është një ndër takimet e shumta qe do ta kem lidhur me situatën”, tha ajo për kp.

Më tej, ajo ka thënë se në momentin që do ta ketë një raport më të plotë do ta ketë edhe një prespektivë më të mirë për të vendosur për zgjedhjet.

“Në momentin që do ta marr raportin e plotë do ta kemi një pasqyrë më të qartë sa i përket çështjes së zgjedhjeve”, është shprehur Osmani.

Tutje, Osmani ka thënë se gjërat do të dihen për dy-tri ditë por se vlerësimin e saj do ta ndajë edhe me subjektet politke.

“ Nëse një kërkesë e tillë vjen pasi të dorëzohet vlerësimi i institucioneve të sigurisë KQZ-së si presidente do ta bëjë vlerësimin tim dhe atë do ta ndaj me partitë politike por patjetër duhet të ketë konsensus jo unanimitet të plotë por kërkohet konsensus. Besoj që në dy tri ditët në vijim gjithçka do të qartësohet”, ka thënë Osmani./ Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.