
Në lagjen Lakrishte në Prishtinë rreth orës 18:00 sonte është sulmuar një femër, raporton Gazeta10.
E njejta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes duke punuar lidhur me zbardhjen e rrethanave.
Policia po vazhdon të punojë në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.
Lajmin për Gazetën10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën se nga rruga Bill Klinton në Prishtinë, një person është transportuar për trajtim mjekësor në QKUK. Menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjatjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast dyshohet se pas një sulmi fizik, nga një person i dyshuar, është lënduar një person ( femër 23 vjeç) . E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia është duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për rastin i cili është cilësuar si lëndim trupor”, ka thënë Ahmeti për Gazetën10.