Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bizneset në krizë për punëtorë (VIDEO)

Gazeta10
14 January 2023 - 19:34

Raporti:Artina Breznica

Me mungesë të fuqisë punëtore bizneset priten të përballen edhe gjatë këtij viti. Kështu së paku kanë paralajmëruar njohës të ekonomisë të cilët kanë kërkuar nga qeveria që të zbatojë politika përmes të cilave do të përmirësoheshin kushtet e punëtorëve të sektorit privat.

Mungesa e fuqisë punëtore po vlerësohet si sfidë e cila pritet ta përcjellë vendin gjatë vitit 2023.

Njohës të ekonomisë thonë se në mungesë të punëtorëve, shumë biznese do ta kenë të vështirë funksionimin.

Profesori universitar, Ujkan Bajra ka thënë se qeveria duhet të zbatojë politika përmes të cilave do të përmisoheshin kushtet e punëtorëve të sektorit privat.

Ndryshe, sipas tij, një numër i madh i tyre do ta lëshojnë vendin.

Ndërsa largim të fuqisë punëtore jashtë vendit ka paralajmëruar edhe ish-kryetari i Odës Ekonomike  të Kosovës, Safet Gerxhaliu.

Ai ka thënë se sfidë kryesore e sektorit privat është bërë sigurimi i fuqisë punëtore.

Nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë patën thënë se kanë ndërmarrë disa hapa në drejtim të përmirësimit të kushteve dhe parandalimit të ikjes së fuqisë punëtore. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.